Mos rri! Puno ditë e nat’,
Sepse e shkurtë është kjo jetë;
Vendit thuri tjetër fat —
N’do t’jesh njeri i vërtetë.
Shiko yjet, veç vrapojnë,
Hëna pas diellit nuk ndalet;
E shtratit lumenjt’ shpejtojnë,
Prrocka vogël s’i ndal valet.
Me fuqinë e saj t'flutrimit
Shqiponja der’ n’diell zotëron;
Bleta e vogël n’lule t’prillit
Me krah’t e saja kërkon.
Mos rri! Puno ditë e nat'
Sepse e shkurtë është kjo jetë;
Vendit thuri tjetër fat,
N’do t’jesh njeri i vërtetë.