Me shkumë t’argjendtë
Ai përrua
Si mund të jetojë pa mua?

Unë i hipa trenit
Tash jetoj n’qytet,
Dorë për dore me lumin
Ai u nis për në det …

Lulëzova në fshat
Si lule n’vesë hareje
Kurse ai në një shpat
Shumë kohë para meje …

Dhepse larg njëri-tjetrit
Me valë t’argjendta
Shkojmë jetën
Ne kurrë nuk jemi vetëm …

Rrjedh, rrjedh ai përrua
E m’derdhet në kujtim
Suvalë e tij e artë
Është syri im …