Lumtësija
Lumtësinë, lumtësinë Të kësaj bote pa funt Veç të marrët q’e arrinë Ata vetëm, ata munt. Çdo njeri gjer mos marrohet Ç’nuku bën e kapërxen? Po më kot lodhet mundohet Se atë kurrë s’e gjen. Qoftë mbret, qoftë i fundit, Gjyrmojnë nga një qëllim, Po ësht’ ëndër si i gjumit Fluturon e s’ka qëndrim. Ajy është i gënjyer Që pandeh se e afron, Edhe pret ditën e vyer, S’di q’e pritmja e mërgon. ...