Herë në një këmbë
herë në tjetër
vashëza kërcen
porsi një kitër.
Lulet n’lulishte
te fontanë e re
ia shkelin shoqja — shoqes
syrin gjithë hare …
Nuk kërcen vashëza
si zogëz e lehtë
por hidhet ëndrra
e dashur për jetë …
I valviten flokët
e mëndafshtë prej dritës,
ato nuk janë fjolla
po flamujt e rritës …