Lindi mëngjesi me buzëqeshje t’lehtë,
Dielli ndriçoi gjethet në ar praruar,
Mandej fshehu sytë dhe treti nën retë,
Që bredhin qiellit si qengja të bekuar.
Shpejt u mrrol qielli dhe u errësua,
Ia nisi vajit me pika të mëdha loti;
Pastroi rrugët, pemët, pullazin e pluhruar,
Përsëri doli dielli nga gjumi i zgjuar.
Në majë të bjeshkës u shfaq bukurosh ylberi,
Doli i farkuar me më të bukurat ngjyra;
Shpejt treti pas malit, humbi si sheqeri,
Përsëri nd’rroi pamjen e vjeshtës natyra.