Dheu i gjatë e i gjerë
Na ep bukë e na ep verë,
Për të ngrënë e për të pirë,
Kush di ta punojë mirë.
Si një njeri i shtrënguar,
Dheu nuk falë gjë kurrë;
Pa munduar, pa punuar
S’na ep as misër as grurë.
Do ta punojë njeriu
Dhe ta vadijë me djersë,
Që të hajë bukë i ziu,
Nga uria të mos vdesë.
Punoni, more të mjerë,
Se dhe gjëri ne na mbetë,
Pas neve vijë të tjerë,
Nuk soset kjo jetë.