Foto nga: [Blerimuka](https://commons.wikimedia.org/wiki/File:Natyra_in_Kosovo.JPG), Kosovë (CC BY-SA 3.0), Wikimedia Commons

Zemra e qëruar

Zemëra që është e qëruar, Kurdoherë është e gëzuar. Mos jij me dy faqe kurrë, Jij i drejtë, i mirë e burrë. Për çdo gjë që ke dëshirë, Mos pandeh se është e mirë. Mos lërë punën për pastaj, Çdo kohë ka punën e saj. Kur të jesh i zemëruar, Mendja është e turbulluar, Bëj durim sa të kullohet Se njeriu pastaj pendohet.

Foto nga: [Julianruizp](https://commons.wikimedia.org/wiki/File:Dryocopus_martius_in_Germia.jpg), Parku i Gërmisë, Prishtinë (CC BY-SA 4.0), Wikimedia Commons

Zogu dhe djali

Një zog të bukur zuri një djalë, Ay po dridhej dhe i thosh ca fjalë: — Nuk të vjen keq që jam i mitur Si ti i vogël e s’jam dhe rritur? Jam bir i vetëm e mëma më pret, E kam lënë keq brenda në foletë, Ah! Kjo kohë e keqe këtu më pruri E gracka jote ra e më zuri, Më pret im mëzë si ty jot ëmë, Të mos i vete, ç’bënëtë prëmë? Të zezthit ne! Përse na ngini? Në punët tonë përse s’na lini? Kam dhe unë shpirt dhe dua të rroj, Të leçij, të bredh, të loz, të këndoj, Unë që s’kam mend, si thotë njeriu, Kujt i bëra keq? Ç’bëra unë i ziu? Përse më bën rob? Nga mua ç’do ti? Fjalët e zogut djali i dëgjoi, Qau edhe e puthi, mandej e lëshoi. ...

Foto nga: Edita Dibrani

Gjuha Jonë

Gjuha jonë sa e mirë! Sa e ëmbël, sa e gjrë! Sa e lehtë, sa e lirë! Sa e bukur, sa e vlerë!r, sa e vlerë!