Një lis me katër kate
Kish plaku ynë në fshat;
Mbi të kish vënë kafaze
Dhe kurthën aty ngat.
Një ditë i bëri frute
Lisi i tij me gogla
Tridhjetë këmisha cube,
Dyzetë këpucë të vogla.
U gëzua, u gëzua, u gëzua
Plaku ynë në fshat;
Tha: „Këto më mjaftojnë mua
Kur t’rriten edhe pak”.
Në mëngjës shkoi për t’parë,
Me lot iu lagën sytë:
Rrobat i kishin marrë
Do fëmijë t’klasës së dytë.