Letra e dallëndyshes

Dje n’mëngjes postieri Ka sjellë një letër, Bardhit prej Misirit Ia shkruan mikja e vjetër. E thjeshtë është adresa, Shkruar me pendë t’hollë: — Bardhit n’Katund t’Ri, Më të mirit në shkollë. Dallëndyshja e vogël Letrën e dërgon, Që n’shtëpi të Bardhit Për çdo vjet banon. Bardh, më mori malli, Te ti mendja m’shkon; A po mëson në shkollë Si e ke zakon? Si është në atë anë koha, A ka rënë shumë borë? A ke më shpesh librin Apo sejat në dorë? ...

2 korrik 2026