Sytë
Si yje nate n’qiell Shkëlqejnë dy sytë e mi, N’pranverë me lule e diell, Plot jetë e plot gjallëri. Si rrezja që lëshon dritë Flakrojnë dy sytë e mi; Me gëzim e shpresë që ndritë Për popull tim n’liri. Si rrush n’hardhi pa vjelë Shkëlqejnë dy sytë e mi Për punë që sytë na i çelë Dhe na sjell lumturi.