Si yje nate n’qiell
Shkëlqejnë dy sytë e mi,
N’pranverë me lule e diell,
Plot jetë e plot gjallëri.
Si rrezja që lëshon dritë
Flakrojnë dy sytë e mi;
Me gëzim e shpresë që ndritë
Për popull tim n’liri.
Si rrush n'hardhi pa vjelë
Shkëlqejnë dy sytë e mi
Për punë që sytë na i çelë
Dhe na sjell lumturi.