Xixëllonja e parë
Ja ku erdh pranvera, Maji u afrue, Nji mizë vjen nga dera Tue xixëllue. Rrugës, nëpër ara, Natën kush kalon, Ajo i del para: Vendin ja ndriçon! Xixëlonj’ e quejnë, Asht e urt’ e mirë; Turren fmijt’ e luejnë Me të plot dëshirë. — Sa nji rruzë je, Po dhe ti punon: Me dritzën që ke Sa fort më gëzon! Shpjegime: rruzë — kokën e vogël qelqi.