Foto nga: [SUHEJLO](https://commons.wikimedia.org/wiki/File:Aerial_photo_of_Sharr_Mountains_in_Kosovo.jpg), Bjeshkët e Sharrit (CC BY 4.0), Wikimedia Commons

Thueja, moj gjinkallë!

Mbi degën e pemës Gjinkalla këndon Atë kangën e verës Edhe nuk pushon… Gruni po na piqet, Djersa palë-palë; Vera vapën pruni, Thueja, moj gjinkallë! Shpjegime: thueja — thueja kangës, këndo.

Foto nga: [SUHEJLO](https://commons.wikimedia.org/wiki/File:Rugova_Canyon_in_the_Accursed_Mountains.jpg), Kanioni i Rugovës, Bjeshkët e Nemuna (CC BY 4.0), Wikimedia Commons

Vendi im

Sa pyje, male, Fusha me lule, Kroje t’argjendta Ka vendi im! Burra vigana, Djem si petrita, Gra, vasha t’bukra Ka vendi im! Si za bilbili, Porsi valë deti Vjen gjuha shqipe E vendit tim. Ku gjenden zanat? Ku gjenden trimat? Ku gjenden nënat Si n’vendin tim?

Foto nga: [Shehadin](https://commons.wikimedia.org/wiki/File:Lule_sharr_dragash_zapllugje_2.jpg), Zaplluxhe, Dragash (CC0), Wikimedia Commons

Vera

I Në lulishte të mbushuna me erë, Sa janë t’ambla’ shetitjet n’verë; Fryn veriu i freskët, bilbili këndon, Zan’ i ambël me gzim zemrën na e gzon! Andaj, eja ti moj verë, Sikur erdhe vitet tjerë, Plot me lule, plot me erë! II S’ka si zani i bilbilit, Kur fillon me i këndue Burbuqes së trandafilit, Që ka nis me u zbukurue! Andaj, eja ti, moj verë, Sikur erdhe vitet tjerë, Plot me lule, plot me erë! ...

Foto nga: [Shkumbin Saneja](https://commons.wikimedia.org/wiki/File:Kosovo_Mountains_during_fall.JPG), Kosovë (CC BY-SA 3.0), Wikimedia Commons

Vjeshta

Çunat thërrasin me gëzim: vjeshta, vjeshta! U poq rrushi, e me nxitim Shkojn’ ndër vneshta! Qielli vrahet, pemët gjethet Po i lëshojnë, Dallandyshet i lanë çerdhet: se ç’po shkojnë…

Foto nga: [Kosovaaaar](https://commons.wikimedia.org/wiki/File:View_over_the_village_of_Dumosh_in_2016.jpg), Fshati Dumosh, Kosovë (CC0), Wikimedia Commons

Vllaznit e motrat

Rreth e qark te votra Me gëzim ne presim Me vllazën e motra Të lozim të qeshim. Lum kush i ka, Të luajë me to; Motër e vëlla Lum kush i do!