Porsi xixa po dallojnë
në hapsinë,
Të gjithë yjet, që ndriçojnë
gjithësinë.
N’atë qiell pa mbarim
syri im
Vështron yjet pa numrim
plot ndriçim!
Natën në qiellin e lamun,
pa nji re,
Han’ e yje ç’i kam pamun
me hare!

Shpjegime: hare — gëzim, gaz.