Dheu

Dheu i gjatë e i gjerë Na ep bukë e na ep verë, Për të ngrënë e për të pirë, Kush di ta punojë mirë. Si një njeri i shtrënguar, Dheu nuk falë gjë kurrë; Pa munduar, pa punuar S’na ep as misër as grurë. Do ta punojë njeriu Dhe ta vadijë me djersë, Që të hajë bukë i ziu, Nga uria të mos vdesë. Punoni, more të mjerë, Se dhe gjëri ne na mbetë, Pas neve vijë të tjerë, Nuk soset kjo jetë.

2 korrik 2026

Miku i vërtetë

Ndë zjarr zbukurohet ari, Mik’i mirë është si zjarri, Vërtet na qërton me gojë, Të prapë kur të na shojë, Po kur të kemi nevojë, Me zemër do të kërkojë Ndë rrezik të na shpëtojë. Përkundër, një mik i lik S’tregohet kurr besnik; Dhe kur sillemi të marrë, Na thotë si na vjen mbarë; Dhe në rrezik kur takojmë, S’na qaset dhe ta kërkojmë.

2 korrik 2026