Foto nga: [SUHEJLO](https://commons.wikimedia.org/wiki/File:Germia_Park_during_Spring_Season_in_Prishtina,_Kosovo.jpg), Parku i Gërmisë, Prishtinë (CC BY 4.0), Wikimedia Commons

Fytyrëqeshur

Mirë se erdhët n’kopshtin tim, ku si lulet çupëzat rriten, ku vocrrakët gjejnë arg’tim, ku dhe flutrat vijnë mahniten. Trëndafile të gjithë jemi, ngjyra, ngjyra i bëjmë parqet, shokë e shoqe këtu plot kemi n’vend të zogjvet cicërrojnë vargjet.

Foto nga: [Fjolle Ramadani](https://commons.wikimedia.org/wiki/File:Beauty_of_Kosovo.jpg), Kosovë (CC BY-SA 4.0), Wikimedia Commons

Pulat

Kur ecin pulat, s’dëgjohen fare; S’i trembet syri çupës n’dritare. S’friksohet zemra e harabelit, as s’ngriten dot puplat e gjelit. Hapat e pulës po sa dëgjohen, veshët e Bubit menj’herë currohen. Jo pse friksohet nga ndonj’ armik, por pse ai shpirtin e ka besnik.

Foto nga: [Shehadin](https://commons.wikimedia.org/wiki/File:Lule_sharr_dragash_zapllugje_2.jpg), Zaplluxhe, Dragash (CC0), Wikimedia Commons

Zonja e livadheve

N’livadh del e vogla bletë, N’gjethe t’njoma ajo ulet, Në mesditë kur bëhet nxehtë, Me buzë t’vogla i puth lulet. Aguliqja me pesë fletë, Më e bukra lule n’fushë, Me gjithë gaz e përshëndet: — Mirë se erdhe, oj bletushë! Shkon te vjollca e vetmuar, Rrugës ndalet dhe n’behar, S’mendon fare për t’pushuar, Der’ sa t’ngopet me nektar. Thonë se krahët i ka t’artë, Thonë se fëmijët i do pa masë, Prandaj n’hoje kur bën mjaltë, Mund të ngihet krejt një klasë.