Si tinzare
vjen nji skile
magjistare
kap me hile
nji këndes
në qymes.

Ku ta dinte
ky i shkretë,
se do t’binte
në lak vetë;
se përndryshe
s’do këndonte
edhe skilja
s’do e diktonte.

Zoja skile
lajkatare,
si bandille,
s’peshon fare
se ç’po heq
ky fatkeq!

Shpjegime: skile — dhelpër; këndes — gjel; bandille — çapkëne, që ka qejf të luajë e të tallet.