“Merr uratën, bir, prej meje edhe armët i gatit, se erdh dita e shënuar, dolli ylli e na ndrit.
është ylli i lirisë, me të tjerë nuku ngjet, Shqipëria kaqë shumë këtë yll që po e pret.
Djemt e saj le ta dëftejnë, kush mban emër shqipëtar, kurrë s’ka për të duruar ta urdhnonjë një barbar.
Vdekje djema të kërkoni për të shënjtënë liri, rrojtjenë përse e doni nën zgjedh’ e robëri?
Rrojtja pa nder është vdekje po një vdekje pa mbuluar, e kur vdes për mëmëdhenë je i gjallë i paharruar…
Andaj, bir, pa ndarë dua përmbi armët të betosh, që i vdekur a i gjallë gjithënjë të më nderosh’!
Si i dha uratën, djali mori armët e betoi, “Për lirin’ e Shqipërisë, tha, do vdesë!” e fluturoi.