Në pyje do vete të kre kalive
Me vetësinë atje të shkonj,
Se në kët’ jetë veç hidhërime
Tjatër gjësendi nuk kupëtonj.
Hidhërime s’dinja i vogël sa isha
Losnja këndonja si brumbullak,
Njëzet e një akoma s’kisha
Fytyrën time s’ndonjë pej plak.
S’atë që desha në këtë jetë,
Emrin të saj nuk’e thom dot’
I mbylli sytë, më la të shkretë,
Thëres, kërkonj, po është kot.
Në pyll do vete të kre kalive
Tjatër gjësendi më s’do të pres,
Atje të qanj helmet e mija,
Gjer sa të vinjë ora të vdes.