Foto nga: Edita Dibrani

Lutje

Qyqe qyqe, bukuroshe,
Që shëtit qoshe mi qoshe
Kur të vesh edhe sivjet,
Çoh të fala me shëndet.

Qoj të fala Shqipërisë
Nga një bir i aratisë.
Edhe thuaj, që në rronjë,
Për ty vetëm dëshëronj.

Dëshëronj ditë e natë,
Se atë kam mëm’ e atë;
Tek ajo qan zemra ime
Se më riti me thërime.

Atje njojta dashurinë
Edhe shkojtja foshnjërinë,
Atje kam gjyshritë t’im,
Që derdh lotë pa pushim.

Kur të vesh, ti qyqe thuaj,
Që këtu jam një i huaj,
Zemra m’është përvëluar
Për vëndin e shënjtëruar.

Po shprenj fort të Perëndija
Të mbush dëshirat e mija,
Të bënj e fluturonj
E mi breg un të qëndronj.

Edhe atje duke lëftuar
Të mbyll syt i gëzuar,
Që vdiqa për Shqipërinë
Duke dhën’ asaj lirinë.