Lamtumirë, ju lë shëndenë, Ardhi dita që të shkonj, Për liri për mëmëdhenë Me gaz vete të lëftonj.
Për lirinë, për lirinë Me gëzim kam un’ me vdekur Më s’duronj dot robërinë Se mjaft zemra m’është djegur
Pushka m’është mëm’ e dashur Edhe shpata e shkëlqyer Ati im këto ka pasur Me gjak t’armikur lyer.
Shtëpi kam gunën e dhirtë, Malet pyjet ku jetonj Duke pritur mot e ditë Armikun ta copëtonj
Sa re dbora shiu e breshri Këjo rrojtje s’më tmerron Se është e ëmbël si sheqeri Kur për shqipëri lëfton.
Vdekja kurrë s’më tremp mua Si çdo tjatërë njeri Se vdekjen e kemi hua Po lum kush vdes për liri.