Gjer kur vallë o Naturë Regullonj’ e Gjithësisë, Nuk’ e ke ner ment me prurë Një gëzim dhe Shqipërisë?
Se nga do sytë që kthejmë E gjer ku ne na vështrojnë, Në levrim të gjith i gjejmë Dyke rendur të punojnë.
Mbret mi gjithë është Djelli Për të ndritur Gjithësinë, Të lëvisnjë ç’ban Dheu, Qielli, Po përse jo Shqipërinë?
Hëna prapë gjithë natën Ajo del edhe jep jetë, Gjithëkujt i nxori datën Veç Shqipërin’ e la shkretë!
Edhe yjtë dritë s’lenë Andaj s’hapet për të dita, Se të gjith siç vinë venë Gjer haroj dhe Afërdita.
Afërdita yll’ i bukur Përse je i zëmëruar, Sa që ku nuku je dukur Shqipëria mbet verbuar.
Yll i saj tinë ke qenë Edhe ty të është falur, Afërditë! të ka dhënë Rezik luftë kur ka patur.
Ti e di se ç’kanë ngjarë Në Shqipërinë një herë, Gjaku edhe s’është thar Po sot mbeti një e mjerë!
Trego yll, trego të parët Ç’kanë bërë për mëmëdhenë, Trego burat Shqipëtarë!
O! ti yll i Perëndise Tëk ty vinj unë me qarë, Që t’i ndritësh Shqipërisë Siç i ndritnje dhe më parë.
“Yll’ i saj vërtet kam qenë Do t’u ndrit dhe paskëtaj Kur këto u ke me thënë Veru veshnë ner mënt mbaj.
Që gjer kur s’ini bashkuar Në një mënt, një dashuri Kurë s’kini me liruar Mëmën tuaj Shqipëri!”