Prej mëmës më ke mërguar,
Fat’ i zi edhe mallkuar,
Në vënt t’huaj që të rronj,
Mëmëdhen’ ta dëshëronj.
Nga të dashurit më ndave,
Shpirtin zemrënë m’i dave,
Se të vogël më ke ngritur
Prej vëndit që kisha lindur.
Nga do kthehem e vërtitem
Me të huaj vetëm piqem
Njeri s’vjen të më pushtonjë,
E zëmrën të m’a gëzojnë.
Kur kujtonj o Mëmëdhenë,
Lotet çurkë mua më venë.
Duar ngre, mi qell vështronj,
Edhe fatin e mallkonj.
Miq të dashur më dëgjoni
Mëmëdhenë mos e mërgoni,
Që të rroni të gëzuar!
E kurr të deshëruar!
Ajy që mërgimin mori
E mallëkon atë q’e nxori,
Sa ronjë u xvaroftë
Në skëter’ u përvloftë!