Gjyshja plakë
Vitet janë shuar, shpina fuqi s’ka; Vitet kanë rënduar, gjyshja shumë ka ra. Por prap' ajo don këngë edhe mahi; Përore përralla ka të tregojë për fëmi'. Fëmija kur e takon i falet me gëzim; Buzagaz i thotë: „U rriç, pëllumbi im!” Në hije të shtogut ulen në një vend, Përrallat më të reja dalin rend e rend. Prej rrezeve t'diellit shtogu kundërmon; Gëzojnë gjithë fëmija, gëzon dhe gjyshja gëzon.