Gjuha Shqipe
Kur në sulm hodhën turqit Hordhitë e pambaruara, Kështjellat e sintaksës S’i muar që s’i muar. Në bedena poemash Popullore mbetën Kufoma divanesh e Kufoma bejtesh. Kur panë se gjuhës S’i hodhën dot prangat, Lëshuan drejt saj Gjithfarë merimangash. Parashtesa e pjesëza E lidhëza së prapthi, Të bukurën gjuhë Ta bënin lesharapi. Në përçartje ta kthenin, Në delir, në jerm. Ishin vite të rënda, Ishin shekuj plot helm. Të të bënin ty, donin Shqipëri, memece. Po ja, erdhi Naimi Si yll mbi ty ecte. ...