Foto nga: [Edon Saramati](https://commons.wikimedia.org/wiki/File:Top_of_the_Pashtrik_mountain.jpg), Mali Pashtrik (CC BY-SA 3.0), Wikimedia Commons

Puna

Mos rri! Puno ditë e nat’, Sepse e shkurtë është kjo jetë; Vendit thuri tjetër fat — N’do t’jesh njeri i vërtetë. Shiko yjet, veç vrapojnë, Hëna pas diellit nuk ndalet; E shtratit lumenjt’ shpejtojnë, Prrocka vogël s’i ndal valet. Me fuqinë e saj t’flutrimit Shqiponja der’ n’diell zotëron; Bleta e vogël n’lule t’prillit Me krah’t e saja kërkon. Mos rri! Puno ditë e nat' Sepse e shkurtë është kjo jetë; Vendit thuri tjetër fat, N’do t’jesh njeri i vërtetë.