Sa gjëra me lule
shpirti yt që do,
në tokën gratçore,
shih, i gjen kudo.
Dashurinë e nënës,
t’ëmbël që në djep,
mos harro, oj njome,
vendi yt ta jep.
Lumenj, gurra, kroje,
fusha plot me fryt,
për lumturinë tënde
t’i jep vendi yt.
Fluturat si nuse,
lulet plot me erë,
vendi yt i bukur
i bie në pranverë.
Cicërimën e zogut,
jonet magjiplote,
me drithma dëshire
t’i jep toka jote.
Në diell e në yje
e hënë në mesnate
e shikon shkëlqimin
e kësaj tokës sate.