Foto nga: [Anna Ilieva-Alikaj](https://commons.wikimedia.org/wiki/File:Albanian_Alps_view,_Theth.jpg), Theth (CC BY-SA 4.0), Wikimedia Commons

Vendi im i Shtrenjtë

I bardhë është vendi im i bardhë E lumenjt’ të shpejtë të argjendtë; I kaltër është qielli im i kaltër E lumenjt’ të shpejtë të argjendtë; I kthejlltë është deti i kthjelltë E lumenjtë të shpejtë të argjendtë; Hirplotë është vendi im hirplotë Me qiell të kaltër e të kthjelltë.

Foto nga: [Shkumbin Saneja](https://commons.wikimedia.org/wiki/File:Street_in_Snow,_Winter_in_Kosovo.JPG), Kosovë (CC BY-SA 3.0), Wikimedia Commons

Vjersha me kapuç

Do viza të thyera, Do t’tjera gërmuq; O del gjë e bukur, O shkon puna huq. I shkathët është çuni E rrallherë i ngathtë; Për vepra të vlefshme Shpesh na është i aftë. S’i pyet përmendoret Pse nuk flasin dot Poashtu dhe bustat Pse nuk derdhin lot. Do viza të thyera, Do t’tjera gërmuq; Të gjitha së bashku Një këndues të kuq.